ThinkBIG Show | 16 janar 2026
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka hyrë në një fazë të re. Nuk bëhet më fjalë vetëm për ndërtim dhe shitje, por për pozicionim, përvojë, brand dhe investime që synojnë një publik global. Pikërisht këtë transformim vë në fokus episodi i radhës i Think Big, ku kemi vizituar Capital Point – Forbes Global Properties, një nga kompanitë konsulente më elitare të real estate-it luksoz në vend.
Të premten, më 16 janar, live në YouTube, LinkedIn dhe Facebook, në orën 20:15 ju do të keni mundësinë të futeni brenda një prej strukturave më të sofistikuara të tregut të pronave në Shqipëri.
Në këtë episod, Ilda Zaloshnja dhe Brandan Mativi, bashkëthemelues dhe drejtues të Capital Point, ndajnë për herë të parë në një format të hapur filozofinë që qëndron pas rritjes së kompanisë, mënyrën si kanë ndërtuar një brand të lidhur me standardet e Forbes Global Properties, dhe çfarë do të thotë të drejtosh një biznes që operon në segmentin më kërkues të tregut.
🔔 Abonohu në kanalin tonë YouTube 👉 https://bit.ly/45yyDp1
Ndiqni sezonet tona Think Big në YouTube: 1️⃣ Think Big - Sezoni 1 (https://bit.ly/43T3g7r) 2️⃣ Think Big Sezoni 2 (https://bit.ly/4mBQz8B) 3️⃣ Think Big - Sezoni 3 (https://bit.ly/3Hg31dN)
Na ndiqni edhe në rrjetet sociale: Linkedin ( https://www.linkedin.com/company/business-magazine-albania/ ) Instagram ( https://www.instagram.com/businessmag.al/ ) Facebook ( https://www.facebook.com/BusinessMagAlbania )

ThinkBIG Newsletter
Çdo javë: momentet më të mira nga podcasti, mësimet e të ftuarve dhe njoftimet e para për eventet ThinkBIG.