Adrian Shehu
Kryetar i Komitetit të Investimeve
(AmCham Albania) & CEO i TCN
Adrian Shehu është një nga pionierët e sektorit të telekomunikacionit, infrastrukturës teknologjike dhe integrimit të sistemeve komplekse në Shqipëri e rajon. Me prejardhje akademike nga Universiteti Politeknik i Tiranës, ai e themeloi TCN-në duke e transformuar në një lojtar rajonal që ekzekuton projekte madhore (përfshirë modernizimin e kontrollit të hapësirës ajrore në bashkëpunim me Lockheed Martin, mbulimin me radare detare dhe kontraktor i sistemeve teknologjike për NATO-n). Krahas drejtimit të TCN-së, si Kryetar i Komitetit të Investimeve në Dhomën Amerikane të Tregtisë (AmCham), ai luan një rol kyç në avokimin për përmirësimin e klimës së biznesit, lehtësimin e investimeve të huaja dhe mbrojtjen e të drejtave të investitorëve në Shqipëri.
- Investime të Huaja & Klimë Biznesi
- Integrim i Sistemeve Komplekse (System Integration)
- Teknologji Mbrojtjeje & Siguri Kufitare
- Menaxhim i Trafikut Ajror & Telekomunikacion