• Podcasts
  • Events
  • Search

# Economy

Ndiq Pasionin - Episodi 1 "Think Big" me Valbona Begollin

By Business Magazine

Emisioni “Think Big” është një program mediatik i Business Magazine Albania, i cili ka si mision të informojë dhe edukojë të rinjtë me mundësitë për karrierë, me vlerat e profesioneve, dhe të promovojë kulturën e sipërmarrjes në shoqërinë tonë. Është një emision ndryshe nga të tjerët, sepse në fokus do të jenë të rinjtë dhe mundësitë e tyre të karrierës në Shqipëri. Në fokus është të jetë informues, edukues, si dhe frymëzues për të rinjtë që do kemi në audiencën tonë pasi ftohen sipërmarrës të rinj, ekspertë të fushave dhe modele suksesi. Të gjithë të ftuarit ndajnë me ne eksperiencat, këshillat dhe historitë personale se si kanë arritur sukses në karrierën e tyre.

More Episodes

Guxo për më shumë! - Episodi 2 "Think Big" me Sara Karaj

By Business Magazine

Në episodin e dytë të 'Guxo për më shumë!' me Sara Karaj, diskutohet ndikimi i teknologjisë në shoqëri, roli i influencuesve në marketing, sfidat e prezencës dixhitale dhe rëndësia e përfshirjes së influencuesve për të ndikuar në vendimet e blerjes. Episodi përqendrohet gjithashtu në ndikimin ekonomik të influencuesve dhe rëndësinë e mbështetjes së komunitetit në kohë krizash.

More Episodes

Gjej Vetëmotivimin – Episodi 4-të me Ejup Ahmeti

By Business Magazine

Bujqesia mbetet nje nga sektoret me potencialin me te madh te zhvillimit ne Shqiperi. Ajo eshte burimi kryesor i punesimit dhe te ardhurave. Kete na e meson historia e nje kompanie 60 vjecare, e cila grumbullon, paketon dhe eksporton produkte nga toka jone ne 23 shtete te Europes. Nisi si nje biznes i vogel familjar ne Kosove, por ambicia dhe puna e drejtuesit Ejup Ahmeti beri qe kompania te dhjetefishohet. Natyra shqiptare ka shume per te ofruar. Po pertej problematikave ne kete sektor sot 2300 fermere dhe mbi 150 punojnes po bashkepunojne per te zhvilluar nje kulture te munguar ne fushen e agrobiznesit. Si nje drejtues i ri, Ejup Ahmeti ka disa mesazhe edhe per Think Big.

More Episodes

ThinkBIG Vasil Naci | Ep.1

By Business Magazine

Njeriu që ka krijuar një nga kompanitë e para të distribucionit në Shqipëri në vitin 1991 në një moshë fare të re. Kompani e cila ka prezantuar në Shqipëri një sërë markash prestigjioze në fushën e ushqimit dhe pijeve dhe i ka sjellë ato në çdo cep të vendit, në çdo shtëpi dhe çdo familje. Sipërmarrësi dhe historia e tij drejt zhvillimit të biznesit dhe fiksimi i tij i vazhdueshëm për rritjen personale dhe profesionale. Rritjen dhe Lidershipin i ka bërë pjesë të rutinës së tij personale dhe të mijëra njerëzve që punojnë në kompaninë e tij apo bashkëpunojnë në njëfarë mënyrë me AgnaGroup. Çfarë bën ai për të qëndruar me bizneset e tij në majë të renditjeve të suksesshme. Në këtë transmetim, do të bëjmë një udhëtim brenda ambienteve të Agna-s, për të vështruar nga afër dhe për të zbuluar se si është një ditë në jetën e një kompanie të këtij dimensioni. Dhe do të përjetojmë një pjesëz të vogël me këshilla mbi vlerat, kulturën e organizatës dhe lidershipin!

More Episodes

ThinkBIG | Fuqia e inovacionit ne Bankë! (Ep.2)

By Business Magazine

Në episodin e dytë për këtë sezon të ThinkBIG, ne do të jemi brenda njërës prej bankave më të mëdha në vend dhe në rajon, me një histori më shumë se 100-vjeçare në mbarë botën dhe 17 vjet në Shqipëri. Përfaqësuesit e Raiffeisen Bank Albania do të na tregojnë për inovacionin, produktet e reja dhe rolin e saj në ekonominë dixhitale.

More Episodes

ThinkBIG me SIVIG (Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group)

By Business Magazine

Në këtë episod të #ThinkBig ju prezantojmë tregun e sigurimeve. Zhvillimin në këtë industri, veçanërisht pas pandemisë. Në këtë episod do të diskutojmë me përfaqësuesit e Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, të cilët do të na tregojnë qasjen e tyre si dhe strategjitë që përdorin për të menaxhuar një nga industritë më të rëndësishme në jetët tona. Trajtojmë pyetje të tilla si: Si funksionon kjo industri? Pse erdhi në jetë? Kush ishin pionierët e parë në këtë treg, etj.?

More Episodes

ThinkBig per turizmin, me Vasil Bedinaj, Regina Group, Vlore

By Business Magazine

Miq të ThinkBig, do të takohemi sërish të enjten, më 29 korrik, me episodin e 5-të për këtë sezon, ku do të sjellim për ju një intervistë mjaft interesante nga industria e turizmit dhe akomodimit, me z. @Vasil Bedinaj, nga Rexhina Group, Vlorë. E veçanta e këtij episodi është fakti se e nisëm një vit e gjysëm më parë, por u desh ta ndërprisnim për shkak të Covid 19-të, i cili nuk la në mes vetëm këtë episod por edhe ndjesitë, sfidat dhe pritshmëritë që ekzistonin në këtë sektor para pandemisë. Pas 1 viti e gjysëm, do të rikthehemi sërish aty ku e lam bisedën me z. Bedinaj, për t'ju njohur pikërisht me pritshmëritë e sipërpërmendura, sfidat dhe përballja me pandeminë, e për të ardhur gradualisht në ditët e sotme, ku siç duket, gjithçka po rimëkëmbet në këtë sektor.

More Episodes

STARTUP LIFE IN ALBANIA: Laconics & A.L.S Consulting | EPISODI 3

By Business Magazine

Në episodin e tretë do të kemi dy startup-et “Laconics” dhe "A.L.S Consulting". Ky program mbështetet nga Ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga Businessmag.al dhe AlbaniaTech.

More Episodes

FUTURE2TECH - Interviste me Marjana Murja (Logical)

By Business Magazine

Në konferencën FUTURE2TECH 2024, Marjana Murja, CEO e kompanisë Logical, dha një intervistë të vlefshme në Media Zone. Gjatë intervistës, ajo diskutoi për inovacionet që Logical po sjell në fushën e teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve digjitale. Murja ndau përvojën e saj në krijimin e zgjidhjeve teknologjike që ndihmojnë bizneset të përshtaten me transformimin digjital dhe të përmirësojnë operacionet e tyre. Ajo foli gjithashtu për sfidat me të cilat përballen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në epokën dixhitale dhe rolin që Logical luan në mbështetjen e tyre përmes teknologjive inovative dhe strategjive të personalizuara për sukses afatgjatë.

More Episodes

FUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Gentjana Muça (Cyber Morfosis)

By Business Magazine

Në intervistën e saj në FUTURE2TECH 2024, Gentjana Muça (Cyber Morfosis) diskuton rolin e startup-eve në sigurinë kibernetike, sfidat me të cilat përballen dhe rëndësinë e aksesibilitetit global dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për rritjen ekonomike dhe inovacionin.

More Episodes

FUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Altin Vrusho (ISD - Infosoft Software Developer)

By Business Magazine

Në intervistën e tij në FUTURE2TECH 2024, Altin Vrusho (ISD - Infosoft Software Developer) diskuton zhvillimin e një reviste biznesi, rëndësinë e njohjes së tregut të softuerit, mundësitë ekonomike dhe përfshirjen e komunitetit lokal në suksesin e produkteve të reja.

More Episodes