ThinkBIG Show | 20 qershor 2019
Ai ishte vetëm 15 vjec kur emigroi në Itali dhe puna e parë e tij ishte pjatalarës. Por, pikërisht ky profesion që ai nisi të bënte përcaktoi rrugën e tij drejt suksesit.
Tashmë, ai po drejton një nga restorantet më të famshme në Shqipëri ku turistë nga gjithë bota po vijnë për ta vizituar atë. Ai është Altin Prenga, dhe restoranti tij Mrizi i Zanave.
Dashuria për vendlindjen, pasioni, kreativiteti dhe puna e palodhur e tij bëri që ta transformonte në një pikë të mrekullueshme turistike fshatin Fishtë dhe të zhvilloi ekonominë e të gjithë zonës përreth.
Le ta zbulojmë së bashku historinë e bukur të Altin Prengës dhe Mrizit të Zanave.

ThinkBIG Newsletter
Çdo javë: momentet më të mira nga podcasti, mësimet e të ftuarve dhe njoftimet e para për eventet ThinkBIG.