ThinkBig Podcast | 19 maj 2026
Në episodin e mbrëmshëm të Think Big Podcast, intervista u zhvillua me Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, duke hapur një cikël të ri bisedash mes Business Magazine Albania dhe AmCham Albania mbi të ardhmen e biznesit, ekonomisë dhe ndikimit të tyre në shoqëri.Biseda u ndal fillimisht te rrugëtimi profesional i Mullajt, i cili përpara drejtimit të AmCham ka pasur një eksperiencë të gjatë pranë biznesit shqiptar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Ai përmendi veçanërisht punën 15-vjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku ka mbështetur mbi 1 mijë biznese përmes programeve të konsulencës dhe zhvillimit.Një pjesë e rëndësishme e episodit iu kushtua rolit të AmCham në Shqipëri. Mullaj theksoi se Dhoma Amerikane, tashmë me mbi 25 vite histori, është ndërtuar mbi një model të qartë amerikan: përfaqësim të biznesit, advokim, transparencë dhe përfshirje aktive të anëtarëve në vendimmarrje.
🎥 Ndiqni episodin e plotë dhe ndani mendimin tuaj në komente. 👍 Like | 💬 Comment | 🔔 Subscribe
ThinkBIG Newsletter
Çdo javë: momentet më të mira nga podcasti, mësimet e të ftuarve dhe njoftimet e para për eventet ThinkBIG.