Prezantimi i Arbër Kadias dhe koncepti i Patoko.
• Inspirimi pas krijimit të Patoko.
• Çfarë është një SuperApp dhe pse i duhet Shqipërisë.
Rruga e parë drejt sipërmarrjes dhe sfidat fillestare.
• Nga ideja te prototipi i parë.
• Kërkimi i bashkëthemeluesve dhe ndërtimi i ekipit.
Financimi dhe përballja me investitorët në tregun shqiptar.
• Çfarë kërkojnë investitorët nga startup-et shqiptare.
• Si të prezantosh një ide në mënyrë të suksesshme.
Strategjia për të rritur përdorues aktivë në një aplikacion kombëtar.
• Gamifikimi dhe bonuse për përdoruesit.
• Partneritete me biznese vendase dhe institucione.
Pse teknologjia duhet të jetë funksionale dhe e thjeshtë për përdoruesin shqiptar.
• Fokusi tek UX/UI për tregun lokal.
• Mësime të nxjerra nga përdorimi real i aplikacionit.
Mesazhe për të rinjtë që duan të ndërtojnë diçka nga e para.
• Të mendosh 'Think Big' edhe kur rrethanat janë të vështira.
• Qëndrueshmëria mendore dhe roli i pasionit në sukses.
Planet për të ardhmen dhe vizioni afatgjatë i Patoko.
• Zgjerimi rajonal dhe përfshirja e teknologjive të reja.
• Ndikimi në ekonominë digjitale shqiptare.
Pas dy sezoneve që frymëzuan dhe sollën në fokus histori të vërteta sipërmarrjeje shqiptare, Think Big rikthehet fuqishëm me sezonin e tretë! Episodi i parë hapet me një histori suksesi që vjen nga zemra e Tiranës – Patoko, SuperApp-i shqiptar që synon të revolucionarizojë mënyrën si lëvizim dhe ndërveprojmë çdo ditë.